Mesfushori shqiptar nga Kosova, Besfort Zeneli (23), ka bërë hapin më të madh të karrierës duke nënshkruar kontratë deri në qershor 2030 me Union Saint-Gilloise, kampionin aktual të Belgjikës. Ai i bashkohet klubit nga Elfsborgi i Suedisë, ku ishte një nga lojtarët kryesorë dhe mbante rregullisht shiritin e kapitenit.
Zeneli ka zgjedhur të përfaqësojë Suedinë në nivelin A, duke regjistruar deri më tani 5 paraqitje, ndryshe nga vëllai i tij, Arbër Zeneli, ish-ylli i Kosovës.





