Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ofruar dorëheqjen e tij si kryetar i partisë, por ka theksuar se vendimi përfundimtar do të merret nga Kuvendi i LDK-së.
Pas një mbledhjeje mbi pesë orëshe me drejtuesit kryesorë të partisë, Abdixhiku njoftoi se do të thërrasë fillimisht Kryesinë dhe më pas Kuvendin e LDK-së, duke marrë përgjegjësinë politike përmes dorëheqjes së ofruar.
“E kam obligim moral të marrë përgjegjësinë dhe, nëpërmjet ofrimit të dorëheqjes te Kuvendi i LDK-së, të lë që pastaj të vendosë Kuvendi. Deri atëherë, secili ka të drejtë të shtrojë kandidaturën,” tha Abdixhiku, duke shtuar se takimi formal do të zhvillohet javën e ardhshme.




