Instituti GAP ka publikuar një raport sipas të cilit gjatë vitit 2025 në Kosovë janë importuar mallra në vlerë prej 7 miliardë eurosh.
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar duke theksuar se importi nga Serbia është pothuajse i barabartë me atë nga Shqipëria, duke kritikuar modelin aktual ekonomik.
Sipas saj, ekonomia e bazuar në importe, subvencione dhe transfere nuk përbën zhvillim të qëndrueshëm, por mban vendin të varur dhe pa investime të mirëfillta, çka sipas Ymerit po ndikon edhe në largimin e të rinjve nga vendi.




