Kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, dhe kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, theksuan se Grenlanda nuk do të blihet nga SHBA-ja dhe mbetet pjesë e Mbretërisë së Danimarkës.
“Grenlanda nuk dëshiron të zotërohet nga SHBA-ja. Nëse duhet të zgjedhë, zgjedh Danimarkën,” tha Nielsen. Frederiksen shtoi se kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe se NATO duhet ta mbrojë territorin.




