Anëtari i AAK-së, Haki Abazi, ishte mysafir në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, ku kritikoi ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, por edhe partitë opozitare.
Abazi tha se opozita nuk ka arritur të formojë një qeveri alternative dhe duhet të kishte diskutuar mundësinë e krijimit të saj kur Kurti nuk arriti t’i siguronte numrat.
Ai përmendi Lidhjen Demokratike dhe kryetarin e saj, Lumir Abdixhikun, duke thënë se nuk pati hapësirë për të u ulur dhe për të ndihmuar në krijimin e një alternative qeverisëse.




