Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka takuar ambasadorin William Walker në ditët e përkujtimit të viktimave të Masakrës së Reçakut.
Hamza ka theksuar se Walker vazhdon të jetë pranë Kosovës, ashtu si në janarin e vitit 1999, kur i dha jehonë ndërkombëtare krimit në Reçak dhe mbrojti të vërtetën.
Ai vlerësoi lart miqësinë dhe kontributin e jashtëzakonshëm të ambasadorit Walker për Kosovën.




