Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur rinumërimi i fletëvotimeve për vendvotimet që KQZ vendosi të kontrollojë. Do të rinumërohen 914 vendvotime nga 2,557, nga zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit të Kosovës më 28 dhjetor 2025.
Në 10 komuna do të rinumërohen të gjitha vendvotimet, ndërsa në 28 të tjera rreth 10%. Rinumërimi synon të garantojë saktësinë e procesit zgjedhor.




