Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e misionit në Camp Film City në Prishtinë komandantin e Komandës së Forcës së Përbashkët Aleate Napoli, admiralin George M. Wikoff.
Gjatë takimit u diskutua situata e sigurisë në Kosovë dhe u rikonfirmua angazhimi i KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët, në përputhje me mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të OKB-së dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.




