Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të rinumërojë 914 nga gjithsej 2,557 vendvotime të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, pas evidentimit të mospërputhjeve në numërimin e votave për kandidatë.
Vendimi erdhi pas verifikimit të brendshëm dhe shqyrtimit të videoincizimeve në Qendrat Komunale të Numërimit, ku u konstatuan dallime të konsiderueshme mes fletëvotimeve dhe rezultateve të regjistruara.
Në 10 komuna do të bëhet rinumërim i plotë i vendvotimeve, ndërsa në komunat e tjera do të rinumërohet rreth 10%. Rinumërimi nis më 13 janar 2026 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ndërsa KQZ paralajmëroi se nëse vërtetohen manipulime, rasti do të procedohet në organet kompetente.




