Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, vizitoi sot Drenasin për të takuar kryetarin Ramiz Lladrovci dhe për të vlerësuar menaxhimin e situatës pas vërshimeve që goditën zonën.
Ai përgëzoi punën e bërë nga autoritetet lokale dhe njoftoi se kryeqyteti ka ofruar pajisje dhe koordinim të vazhdueshëm me ekipet emergjente nga Drejtoria e Sigurisë dhe Emergjencave.
Përparim Rama theksoi se do të jenë gjithmonë të gatshëm të qëndrojnë pranë të gjitha komunave, duke vepruar me solidaritet, përgjegjësi dhe bashkëpunim të ndërsjellë.




