Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të zhvillojë sot në ora 14:00 një mbledhje paraprake për t’i hapur rrugë takimit të Kryesisë së partisë, siç kishte paralajmëruar kryetari Lumir Abdixhiku.
Abdixhiku ka theksuar se çështjet e LDK-së nuk zgjidhen përmes emocioneve apo postimeve në rrjete sociale, por përmes organeve institucionale të partisë.
Pas certifikimit të rezultateve, Kryesia do të trajtojë të gjitha çështjet politike dhe organizative, ndërsa vendimet përfundimtare do të merren në Kuvendin e LDK-së nga anëtarësia.




