Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiral George M. Wikoff, dhe Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaşh.
Në takim u diskutua situata e sigurisë në Kosovë dhe rajon, zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe bashkëpunimi me KFOR-in.
Maqedonci theksoi përkushtimin për forcimin e kapaciteteve të FSK-së përmes edukimit sipas doktrinës perëndimore dhe modernizimit me armatim nga vendet anëtare të NATO-s, në funksion të sigurisë së qytetarëve dhe aspiratës për anëtarësim në NATO.




