Gazmend Muhaxheri, nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i Pejës, ka deklaruar se partia ende nuk ka vendosur qëndrimin e saj për zgjedhjen e presidentit të ri.
Ai tha se kryesia e partisë do të përkrahë qëndrimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, sipas të cilit konsensusi është i domosdoshëm dhe emrat për postin nuk duhet t’u imponohen deputetëve.
Muhaxheri theksoi se është përgjegjësi e LVV-së, partisë fituese, të formojë institucionet e reja.




