Artan Nimani nga Nisma Socialdemokrate ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka interes të zvarrisë proceset institucionale dhe të mos jetë aktiv në agjendën ditore, për të përgatitur vendin për zgjedhje të reja që pritet të mbahen në prill.
Nimani shton se Kurti mund të shfrytëzojë moszgjedhjen e presidentes dhe të akuzojë partitë opozitare, veçanërisht Lidhjen Demokratike të Kosovës, për të avancuar këtë plan.




