Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, u takua me Ministrin në Detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ku diskutuan për rëndësinë e qeverisjes vendore të fortë dhe të përgjegjshme.
Orav vlerësoi se zgjedhjet e fundit treguan se demokracia vendore angazhon qytetarët dhe ndikon në krijimin e politikave që adresojnë nevojat e komunitetit.




