Një përleshje e dhunshme ka ndodhur sot pranë Sheshit “Nënë Tereza” në qendër të Klinës, ku dy persona mbetën të plagosur me thikë.
Sipas dëshmitarëve, konflikti filloi brenda një lokali dhe më pas u zhvendos jashtë, ku njëri prej personave përdori thikën.
Të plagosurit u dërguan fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kline dhe më pas u transferuan në Spitalin e Pejës.
Autori dyshohet se u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa gjendja shëndetësore e të plagosurve ende nuk është bërë e ditur.




