Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet në vend.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 18 aksidente me të lënduar dhe 37 me dëme materiale, ndërsa në kuadër të kontrolleve në trafik janë shqiptuar 2 172 tiketa.
Po ashtu, janë arrestuar 22 persona, prej të cilëve 11 janë dërguar në mbajtje.





