Kosova po përballet me një valë të re të gripit sezonal, duke shënuar rritje të ndjeshme të vizitave në ambulanca dhe qendra shëndetësore.
Kryeshefja e QKMF-së në Prishtinë, dr. Vjollca Zeqiri, ka bërë të ditur se të gjitha grupmoshat janë të prekura, por më të rrezikuarit janë personat mbi 65 vjeç, fëmijët dhe ata me sëmundje kronike.
Ajo theksoi se simptomat më të shpeshta janë temperatura, kolla, dhimbjet muskulore dhe ethet, ndërsa vaksinimi mbetet masa më efektive parandaluese.
Deri më tani, rreth 11 mijë persona janë vaksinuar kundër gripit sezonal.




