Gjatë muajit nëntor 2025, në pikat kufitare të Kosovës janë regjistruar gjithsej 496,889 vizitorë të jashtëm, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës të publikuara nga Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK).
Shumica e vizitorëve, 424,089 persona, kanë ardhur për të vizituar miq dhe të afërm, ndërsa 21,833 për pushime dhe vizita turistike. Po ashtu, 7,597 vizitorë kanë ardhur për qëllime biznesi, 552 për punë, 2,223 në transit dhe 40,595 për kategori të tjera.
Sa i përket kohëzgjatjes së qëndrimit, 476,930 vizitorë nuk kanë specifikuar netqëndrimin, ndërsa pjesa më e vogël ka qëndruar 1-4 netë dhe relativisht pak mbi 10 netë.
Muajt korrik dhe gusht vazhdojnë të jenë më të vizituarit gjatë vitit, me 929,784 vizitorë në korrik dhe 919,751 në gusht, sipas statistikave të Policisë së Kosovës.




