Policia e Kosovës ka njoftuar se rruga nacionale Prishtinë–Ferizaj, në të dy drejtimet, është hapur për qarkullim normal të automjeteve. Për qarkullim është i hapur edhe aksi rrugor pranë Prishtina Mall.
Pas përfundimit të punimeve dhe largimit të pengesave të përkohshme, trafiku zhvillohet pa kufizime dhe në kushte të rregullta.
Policia u bën thirrje shoferëve të respektojnë sinjalizimin rrugor, rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.




