Ambasada amerikane në Prishtinë ka shprehur gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin me Qeverinë e ardhshme të Kosovës dhe për të rifilluar Dialogun Strategjik, por thekson se kjo varet nga veprimet konkrete të Qeverisë që çojnë përpara paqen, stabilitetin rajonal dhe zhvillimin ekonomik.
SHBA-ja ka kritikuar veprimet e mëhershme të Qeverisë Kurti si të pakoordinuara, të cilat kanë rritur tensionet, duke çuar edhe në pezullimin e Dialogut Strategjik vitin e kaluar.




