Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se ka revokuar mbi 100 mijë viza që nga ardhja në pushtet e presidentit Donald Trump, përfshirë rreth 8 mijë viza studentore dhe 2 500 viza speciale.
Sipas autoriteteve amerikane, arsyet kryesore për anulim kanë qenë tejkalimi i qëndrimit, drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, sulmet dhe grabitjet, duke shënuar një rritje prej 150 për qind krahasuar me vitin 2024.
Departamenti i Shtetit ka theksuar se do të vazhdojë deportimin e personave që konsiderohen kërcënim për sigurinë e SHBA-së.




