Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se ka pranuar tre persona të plagosur me armë zjarri pas incidentit të ndodhur në një lokal në Deçan.
Sipas njoftimit, pas trajtimit fillestar mjekësor, dy pacientë janë bartur për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa një pacient po vazhdon trajtimin në Spitalin e Pejës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Policia ka konfirmuar se i dyshuari për rastin është arrestuar.




