Takimi i kryesisë së ngushtë të LDK-së, i cili ka nisur para më shumë se tri orë e gjysmë, ende nuk ka përfunduar. Kryetari Lumir Abdixhiku po diskuton me nënkryetarët dhe figurat kyçe të partisë mbi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit dhe hapat e ardhshëm.
Zyrtarët e LDK-së e përshkruajnë takimin si konsultues dhe analizues të rezultateve, duke shmangur komentet mbi mundësinë e dorëheqjes së kryetarit. Sipas të dhënave preliminare të KQZ-së, LDK ka marrë 13.11% të votave, që përkthehen në 15 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Në vitin 2025, Franca përjetoi për herë të parë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore më shumë vdekje sesa lindje.
Sipas INSEE, vdiqën 651 mijë persona, ndërsa lindën 645 mijë të porsalindur.
Rënia e lindshmërisë dhe plakja e popullsisë tregojnë se edhe Franca po përballet me sfidat e krizës demografike që ndikojnë në financat publike të Evropës.




