Gjatë vitit 2025, veturat dhe derivatet e naftës janë produktet më të importuara në Kosovë, me vlera respektive 651 milionë dhe 560 milionë euro, sipas të dhënave të Institutit GAP. Në import renditen gjithashtu energjia elektrike, cigaret, çeliku dhe medikamentet.
Nga ana tjetër, eksportet dominohen nga plastika (56 mln €), energia elektrike (55 mln €) dhe pijet joalkoolike (54 mln €). Të dhënat tregojnë një deficit të lartë tregtar, me import total rreth 7 miliardë euro, krahasuar me eksportet prej 929 milionë euro.




