Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, priti përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ku diskutuan situatën aktuale politike në vend dhe proceset ndërkombëtare që e presin Kosovën.
Abdixhiku theksoi rëndësinë e stabilitetit institucional dhe konsolidimit demokratik si parakusht për funksionimin normal të institucioneve, besimin e qytetarëve, zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve.
Ai gjithashtu shprehu pritshmëri që Bashkimi Evropian të vazhdojë mbështetjen për Kosovën dhe perspektivën e saj euroatlantike.




