Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ftuar anëtarët e Kryesisë Qendrore të partisë në një mbledhje të hënën më 19 janar, me fillim nga ora 15:00.
Qëllimi i takimit është diskutimi i çështjeve me interes për partinë dhe koordinimi i hapave të mëtejshëm politik dhe organizativ.
Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së anëtarëve dhe ka falënderuar paraprakisht për angazhimin dhe përkushtimin e tyre.




