Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka shpërndarë njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh) për pezullimin e lëshimit të të gjitha vizave imigruese të diversitetit (Lotaria Amerikane).
Sipas DASh, ky pezullim është i nevojshëm për të marrë masat e duhura që mbrojnë sigurinë kombëtare dhe publike të SHBA-së. Aktualisht nuk ka informacion të ri lidhur me Lotarinë e vitit 2027.




