Gjykata e Apelit ia ka zbutur dënimin Tom Dodajt nga 5 në 3 vjet burg për shitjen e paautorizuar të armës me të cilën dyshohet se u vra Liridona Ademaj.
Atij do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Dodaj e ka pranuar fajësinë, ndërsa për vrasjen akuzohen Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.




