Policia e Podujevës ka arrestuar dy të rinj 21-vjeçarë, A.A dhe A.Z, të cilët kërkoheshin me urdhër gjykate për veprën penale “lëndim trupor”.
Pas arrestimit, ata janë dërguar për vuajtje të dënimit. Policia njofton se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 745 urdhëresa, prej të cilave 251 për vepra penale.




