Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se nuk pret koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së, as tani e as në të ardhmen e afërt. Ai tha se pas, siç e quajti, keqqeverisjes, Vetëvendosja duhet të shkojë në opozitë.
Haxhiu vlerësoi se zgjedhjet e 28 dhjetorit kanë qenë të manipuluara dhe jo të ndershme, duke akuzuar Vetëvendosjen për përdorim të resurseve shtetërore dhe blerje votash gjatë fushatës zgjedhore.




