Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka paralajmëruar se vonesat në certifikimin e rezultateve zgjedhore rrisin rrezikun që Kosova të shkojë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.
Ai thekson se moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues deri më 5 mars do të detyrojë shpalljen automatike të zgjedhjeve të parakohshme.
Procesi i rinumërimit dhe vonesat e certifikimit mund ta shtyjnë vendin disa javë, duke krijuar një paradoks institucional.




