Departamenti i Shtetit të SHBA-së ka vendosur ngrirjen e vizave për emigrantë për Kosovën dhe mbi 70 shtete të tjera. Sipas një dokumenti të siguruar nga “Fox News Digital”, zyrtarët konsullorë janë udhëzuar të refuzojnë aplikimet për vizë ndërsa rishikohen procedurat e kontrollit dhe verifikimit.
Përveç Kosovës, vendet e përfshira janë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Somalia, Rusia, Afganistani, ndër të tjera. Serbia nuk figuron në listë.
Peuzllimi i vizave nis më 21 janar dhe do të vazhdojë pa afat të caktuar, deri sa të përfundojë rishqyrtimi i procesit të lëshimit të vizave. Ky vendim bëhet pjesë e politikës së Administratës së Presidentit Donald Trump për të goditur aplikantët që konsiderohen si rrezik për të qenë barrë për shtetin.




