Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka vizituar babain e tij në Hagë dhe është shprehur optimist për lirimin e tij.
Ai publikoi një fotografi nga Haga, duke shkruar se po i numëron ditët kur nga ky objekt do të dalë babai i tij dhe bashkëluftëtarët, duke shtuar se “dielli do të lindë përsëri”.
Aktualisht në paraburgim në Hagë ndodhen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.





