Drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi, ka ngritur alarmin për një ofensivë të koordinuar propagandistike të Serbisë, e cila sipas tij synon destabilizimin e Kosovës. Ai tha se Serbia po paraqet çdo incident si sulm etnik ndaj serbëve, duke ndërtuar një narrativë të rrezikshme viktimizimi për të kriminalizuar Kosovën dhe për të nxitur tensione etnike.
Fetoshi theksoi se kjo strategji duhet të trajtohet si kërcënim serioz dhe kërkoi reagim institucional dhe vëmendje më të madhe nga bashkësia ndërkombëtare.




