Anëtari i LDK-së, Florian Dushi, ka kërkuar reflektim të përgjegjshëm dhe ruajtje të unitetit brenda partisë pas rezultatit zgjedhor, duke theksuar se analiza e brendshme është e domosdoshme, por nuk duhet të shndërrohet në përçarje apo ndëshkim.
Në një postim në Facebook, Dushi ka theksuar se përgjegjësia politike vazhdon edhe pas zgjedhjeve dhe ka bërë thirrje që LDK-ja të refuzojë ndarjet në kampe dhe gjuhën e akuzave, duke u kthyer te filozofia politike e Ibrahim Rugovës, e bazuar në urtësi, tolerancë dhe dialog.
Sipas tij, uniteti është parakusht për ringritjen dhe rikthimin e LDK-së si alternativë serioze për të ardhmen e Kosovës.




