Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Ngadhnjim Arrni, priti një delegacion të Policisë së Kosovës për të diskutuar vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Takimi përqendrohej në koordinimin e vazhdueshëm, shkëmbimin e informatave dhe adresimin e çështjeve që kërkojnë përmirësim për rritjen e efikasitetit institucional.
Kryetari Arrni vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksoi rëndësinë e koordinimit për sigurinë në Pallatin e Drejtësisë dhe për besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
Policia e Kosovës riafirmoi angazhimin për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe koordinim në përputhje me përgjegjësitë ligjore.




