Pep Guardiola shpërtheu ndaj VAR-it pas fitores 2-0 të Manchester City ndaj Newcastle në gjysmëfinalen e parë të Carabao Cup.
Trajneri u shpreh i pakënaqur për anulimin e një goli të Antoine Semenyo për pozicion jashtë loje, duke kritikuar kohëzgjatjen e vendimit dhe disa gabime të tjera në ndeshjet e fundit.
Guardiola kërkoi shpjegime për ndërhyrjet e VAR-it dhe vuri në dukje se disa situata të rëndësishme gjatë sezonit nuk ishin marrë parasysh.




