Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, priti të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë, Hiroyasu Tanigaki, ku diskutuan zhvillimet dhe reformat në sektorin financiar, stabilitetin e sistemit, përfshirjen financiare dhe mundësitë e investimeve.
Ata rikonfirmuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e integrimit financiar të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë.




