Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, priti të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen. Ai vlerësoi rolin e Sorensenit dhe BE-së, theksoi rëndësinë e partneritetit BE–SHBA dhe shprehu përkushtimin e partisë së tij për të kontribuar në formimin e institucioneve të reja dhe rikthimin e Kosovës në rrugën e integrimit euroatlantik.




