Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së partisë, duke kërkuar po ashtu dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku.
Bajrami thekson se ky veprim nuk është personal, por pasqyron respektimin e standardeve të LDK-së, sipas të cilave ata që sjellin rezultate të dobëta zgjedhore duhet të marrin përgjegjësi.
Ajo shton se pas rezultatit të 28 dhjetorit, lidershipi i partisë ka humbur legjitimitetin dhe se zgjedhjet e brendshme janë të domosdoshme.
Bajrami falënderon qytetarët për besimin dhe konfirmon angazhimin e saj si deputete, duke nënvizuar nevojën për reflektim, përgjegjësi dhe vizion për të ardhmen e LDK-së dhe të Kosovës.




