Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në parti, duke kritikuar mungesën e seriozitetit dhe veprimeve të qarta.
Ai thekson se LDK meriton sjellje dhe vendimmarrje të përgjegjshme, si në fitore, ashtu edhe në humbje, dhe shpreh zhgënjimin për mungesën e qëndrimeve të tilla në kohët e fundit.




