Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, vizitoi ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli në Hagë.
Ai njoftoi se po bëhen përgatitjet e fundit për vendimin e madh që lidhet me lirinë e “çlirimtarëve” të Kosovës.
Ismaili theksoi se besimi në drejtësi dhe qëndresa për të vërtetën mbeten të palëkundura dhe se asnjë padrejtësi ndaj historisë së vendit nuk mund të zbeh dinjitetin e atyre që shërbyen për lirinë e Kosovës.




