KESCO ka njoftuar konsumatorët se furnizimi me energji elektrike është stabilizuar, pas kthimit të bllokut B1 në funksion dhe zbatimit të masave për balancimin e ngarkesës.
Megjithatë, kërkesa për energji mbetet e lartë, dhe KESCO po vazhdon mbulimin e nevojave përmes importit, duke u përballur me sfida të rritura, sidomos në këtë periudhë kur energjia është e nevojshme edhe për shtetet e tjera të rajonit.
Kompania apelon tek qytetarët që të kursenin energjinë elektrike, veçanërisht gjatë orëve të pikut, për të mbështetur furnizimin e qëndrueshëm për të gjithë. KESCO premton përkushtim të vazhdueshëm në sigurimin e energjisë në bashkëpunim me institucionet dhe partnerët e sektorit.




