Kosova po përballet me reduktime të energjisë elektrike për shkak të një situate të jashtëzakonshme në sistemin elektro-energjetik.
Konsumi i lartë i energjisë nuk mund të mbulohet plotësisht nga prodhimi vendor, ndaj rreth 50% e nevojave aktuale po sigurohet përmes importit.
Kapacitetet ndërkufitare janë të kufizuara, ndërsa tregu rajonal dhe ALPEX nuk kanë ofruar sasi të mjaftueshme energjie, duke vështirësuar mbulimin e plotë të kërkesës.
KESCO ka njoftuar se po ndërmerr të gjitha përpjekjet për të siguruar energjinë e nevojshme dhe po informon konsumatorët për arsyet e reduktimeve.




