Komisioni Evropian ka prezantuar një paketë huaje prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, me qëllim forcimin e mbrojtjes ushtarake dhe mbështetjen e funksionimit të shtetit.
Dy të tretat e fondit do të shkojnë për ndihmë ushtarake, ndërsa 30 miliardë euro për mbulimin e deficitit buxhetor. Presidentja Ursula von der Leyen theksoi se ndihma do të zbatohet sipas parimit “preferencë evropiane së pari”.
Paketa pritet të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare, ndërsa disbursimi i parë synohet të bëhet deri në prill.




