Në prag të 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së.
Gjatë takimit, ata diskutuan për zhvillimet e fundit në vend dhe përgatitjet për ceremoninë përkujtimore në Shtime.
Kurti vlerësoi rolin historik të Walker në ekspozimin e krimeve serbe dhe angazhimin e tij për drejtësi, ndërsa ambasadori e përgëzoi për fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.




