Sky News raporton se Mbretëria e Bashkuar ka nisur tërheqjen e personelit ushtarak nga Baza Ajrore Al Udeid në Katar, pas deklaratave të Donald Trump mbi veprime të mundshme ndaj Iranit.
SHBA-ja po kryen po ashtu tërheqjen e disa stafit nga baza më e madhe amerikane në rajon.
Zyrtarët britanikë thanë se masa është parandalimore për sigurinë e personelit, pa dhënë detaje për përmasën e tërheqjes.




