Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, priti Ambasadoren e re të Estonisë në Kosovë, Karin Anna Maandi, duke e uruar për fillimin e mandatit të saj.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe, mbështetja e Estonisë në integrimin evropian të Kosovës, sundimin e ligjit dhe forcimin e institucioneve demokratike.
Diskutime u zhvilluan gjithashtu për bashkëpunimin në siguri, stabilitet rajonal, transformim digjital dhe siguri kibernetike.




