Në tryezën e mbajtur për 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut u theksua se mohimi i krimeve dhe gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës rrezikon paqen dhe stabilitetin rajonal.
Folësit nënvizuan nevojën për drejtësi, ballafaqim me të vërtetën dhe angazhim institucional e shkencor për zbardhjen e krimeve dhe ruajtjen e kujtesës historike.




